RTSH Sport Live

Manchester United ruan vendin e parë, 0-0 me Liverpool

  • 17/01/2021
  • |
  • Angli
Manchester United ruan vendin e parë, 0-0 me Liverpool
Liverpool lëshon terren, mund të humbasë dhe vendin e tretë nëse Manchester City mund Crystal Palace

Manchester United mbetet në krye të tabelës së Premier League pasi mbajti kampionët Liverpool në një barazim pa gola. “Red Devils”, në fillim kishin një nisje më të mirë, por me kalimin e minutave u përballën me presionin e kundërshtarit që krijoi volum loje.

Formacioni i Ole Gunnar Solskjaer do të jetë i kënaqur me këtë barazim, e sheh veten dy pikë larg Leicester City të vendit të dytë.

Liverpool është i pozicionuar në vendin e tretë, një pikë larg ndjekësit më të afërt, por mund ta humbasë atë nëse Manchester City fiton përballë Crystal Palace.

Të besuarit e Jurgen Klopp dominuan pjesën e parë dhe i kishin të gjitha mundësitë për të zhbllokuar rezultatin me Roberto Firmino, i cili humbi mundësinë për të goditur në disa raste.

United rrallë kërcënoi por shkoi më afër për të thyer bllokimin kur Bruno Fernandes lëshoi një goditje të lirë.

EE njëjta situatë edhe në pjesën e dytë, por sulmi i Liverpool përsëri nuk arriti të ndizej, pavarësisht nxitjes së Thiago Alcantara, i cili ishte mbresëlënës në rikthimin e tij të vonuar në Anfield.

Manchester United gati sa nuk goditi kur kishte inisiativën, por Alisson prodhoi super pritje për të mbajtur larg Fernandes dhe Paul Pogba.

Një 0-0 në fund, që i shkon për shtat trajnerit Solskjaer, që mban vendin e parë, ndërsa Klopp duhet të presë mesjavën, pikërisht ditën e enjte ku do të përballet me Burnley, për të kërkuar fitoren.