Manuela Delilaj ka vijuar sot konkurimin në Lojërat Olimpike, “Tokio 2020”. Në pjesën e parë të garës 25 metra pistolete precizion ne qitje sportive, ka arritur të grumbullojë 280 pikë, që e pozicionojnë në vendin e parafundit në renditjen provizore(vendi i 43-të nga 44 pjesëmarrës).
Në baterinë e saj kualifikuese, Delilaj është vendosur në vendin e fundit(vendi i 10-të). Në një postim në Facebook, KOKSH e ka cilësuar si pozitive paraqitjen e qitëses kuqezi, e cila ka dhe një dëmtim në dorën e djathtë.
Postimi i KOKSH:
Manuela Delilaj ka përfunduar garën e parë të 25m pistoletë precizion në qitje sportive, me rezultatin e 280 pikëve në total të grumbulluara.
Kjo garë ishte një performancë e mirë duke pasur parasysh që Manuela ka një lëndim në parakrahun e djathtë.
Gjithashtu ju rikujtojme se pjesa e dytë e garës, 25 m pistoletë shpejtësi (rapid) do te zhvillohet nesër në të njëjtën orë (ora 09:00 lokale).
Suksese Manuela