RTSH Sport Live

Maratona e Londrës: Jepchirchir vendos rekord

  • 21/04/2024
  • |
  • Evente Sportive
Maratona e Londrës: Jepchirchir vendos rekord

Sapo ka përfunduar Maratona e Londrës 2024. Kampionia olimpike Peres Jepchirchir fitoi Maratonën e Londrës, duke vendosur rekord botëror për femra në kohën dy orë, 16 minuta e 16 sekonda.

Keniania 30-vjeçare theu rekordin botëror të Tigst Assefa nga Etiopia dhe fitoi në Londër për herë të parë. Assefa, Megertu Alemu, nga Etiopia, dhe Joyciline Jepkosgei nga Kenia, thyen të gjitha rekordin e femrave prej 2:17:01, të vendosur nga Mary Keitany në 2017.

Alexander Mutiso Munyao ka fituar Maratonën e Londrës për meshkuj, ndërsa Kenenisa Bekele është renditur i dyti.