RTSH Sport Live

Marc Marquez mbështet Xavi-n: Ka nevojë për kohë

  • 23/04/2024
  • |
  • Spanjë
Marc Marquez mbështet Xavi-n: Ka nevojë për kohë
“Nga një vit në tjetrin është e pamundur, në çdo sport, të ndryshohet tërësisht dinamika”

Marc Márquez, piloti i skuadrws Ducati Gresini dhe tifoz i Barcelonës, foli në margjinat e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Laureus për situatën në shtëpinë e katalanasve pas humbjes në El Clasico, e cila i largoi përfundimisht djemtë e Xavi nga ëndrra e La Liga: "Pashë El Clasico i rrethuar nga katalanasit dhe madrilenët, ishte shumë argëtuese”.

“E rëndësishme është që pamë futboll të mirë. Ne pamë dy skuadra që luanin futboll dhe kërkonin fitoren”, tha gjashtë herë kampioni i botës në MotoGP. “Më pëlqen Xavi, më pëlqejnë trajnerët që e njohin Barcelonën dhe historinë e saj. Logjikisht wshtw një periudhë tranzicioni. Nga një vit në tjetrin është e pamundur, në çdo sport, të ndryshohet tërësisht dinamika. Çdo gjë ka nevojë për kohë.