RTSH Sport Live

Marcelo mbreti i gjobave, mahnitëse sa ka paguar që nga 2007

  • 31/03/2021
  • |
  • Spanjë
Marcelo mbreti i gjobave, mahnitëse sa ka paguar që nga 2007
Mbrojtësi i Realit ka paguari një shumë të tepruar në arkat e Spanjës: sanksioni i fundit erdhi pas një shkelje të ligjeve anti-Covid

Marcelo nuk është më një titullarë i padiskutueshëm në në Madrid dhe, çuditërisht, në rast të një lamtumire dhe transferimi jashtë Spanjës, shteti i Gadishullit Iberik mund të pendohet për të. Mbrojtësi, në fakt, mban një rekord: ai është numri një i padiskutueshëm kur bëhet fjalë për gjobitje. Dhe jo ata që klubi u imponon lojtarëve që nuk arrijnë të respektojnë diktatet e rregulloreve të brendshme. Këto janë pikërisht ndëshkimet e vendosura nga Spanja për brazilianin i cili, siç tregon Mundo Deportivo, ka paguar mbi një milion euro në thesarin iberik, që kur ai u bashkua me Real Madrid në 2007.

Gjoba e fundit, ndoshta ende nuk është paguar, ka ardhur për mosrespektim të rregullave anti-Covid. Marcelo u zhvendos me gjithë familjen e tij në plazhin Malvarrosa në Valencia dhe qëndroi pa maskë në një hapësirë ​​publike. Autoritetet përkatëse kanë hapur një hetim pse lojtari ishte në qytet, duke marrë parasysh se lëvizjet midis komuniteteve të ndryshme janë të mbyllura dhe se ai banon në kryeqytet.

 Mbrojtësi rrezikon edhe një gjobë, një shumë rreth 600 euro. Një shifër pothuajse e papërfillshme duke marrë parasysh atë që fiton dhe atë që ka paguar vitet e fundit, por është shuma që përbën totalin, ajo që të surprizon. Dhe në total ato peshojnë më shumë se të gjitha ndëshkimet e marra nga autoritetet tatimore për parregullsi në deklaratat tatimore dhe në pagimin e taksave, plus një gjobë prej gjashtë mijë eurosh për mosrespektimin e kodit të autostradës dhe 157 mijë për drejtim automjeti pa pikë në patentë.