Çmimi i Madh i Tajlandës në MotoGP për botërorin 2023, tashmë është arkivuar. Përtej fituesve të kësaj gare, edhe vendi i gjashtë për Mark markez pati një rëndësi të veçantë. Kjo për faktin se tetë herë kampioni i botës, Marc Marquez, krahasuar me javët e mëparshme, shmangu rrëzimet e panevojshme dhe mori një pozicion shumë të respektueshëm.
Spanjolli deri tani ka treguar se e ka humbur njëfarë besimi në vetvete pikërisht për shkak të problemeve që ka hasur me Hondën e tij. Kjo sepse motori Honda nuk i përshtatet më Markut dhe thuajse në çdo garë, që pas rikthimit të tij në pistë nga operazionet në shpatull, ai është rrëzuar pa mundur ta mbyllë konkurrimin.
Marquez, gjatë një interviste të fundit me AS, foli për situatën e tij, ku theksi ishte te besueshmëria me motorin e tij: “Ishte shumë e rëndësishme për mua që këtë fundjavë të rifitoja besimin në veten time pas rrëzimeve të javëve të fundit.
Në këtë rast kam preferuar të shikoj rezultatet, duke u përpjekur të përfitoj sa më shumë nga çdo situatë pa u rrëzuar sigurisht” – ka thënë piloti spanjoll i Hondës. Dhe besimin te vetja markez kërkon ta rifitojë që tani, pasi sezonin e ardhshëm, kur të konkurrojë me Dukatin shpreson të rikthehet te titulli.