RTSH Sport Live

Martini “kërcënon” me Seferin dhe Kallakun, Teuta është gati

  • 06/07/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Martini “kërcënon” me Seferin dhe Kallakun, Teuta është gati
Durrsakët do të zbresin nesër në “Niko Dovana” për sfidën Champions kundër Sherif Tiraspol, ora 19:00

Teuta bëhet gati për sfidën e parë Champions, atë me Sherif Tiraspol, e cila do të luhet të mërkurën në “Niko Dovana” ora 19:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Edi Martini është paraqitur në një konferencë për shtyp duke analizuar sfidën.

“Në letër, normalisht që ata janë më mirë se ne, kanë një buxhet shumë herë më të madh. Është një ndeshje e vështirë. Nuk është si në sezonin e kaluar, që luanim me një takim dhe në shtëpi. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë, të marrim rezultat dhe më pas të mendojmë për ndeshjen e kthimit. Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë, është e rëndësishme që nuk kemi dëmtime. Në përgjithësi skuadra është mirë”.

Më pas trajneri shkodran i bregdetarëve është ndalur të prurjet e reja: “Kuptohet, çdo gjë do kohën e vet. Seferi është një lojtar që vrapon, na ndihmon në të dyja fazat e lojës. Është një lojtar që vjen nga Kombëtarja. Lojtarët që vijnë nga Kombëtarja kanë treguar se përshtaten shpejt. Kallaku? Nuk besoj se është ndonjë problem i madh, pasi deri vjet ka qënë i yni. Shpresoj të jenë në formën e tyre më të mirë”.