RTSH Sport Live

Mazi paralajmëron pilotët

  • 11/12/2021
  • |
  • Formula 1
Mazi paralajmëron pilotët
”Kush kryen shkelje josportive do të skualifikohet”

Michael Masi, drejtori i garave të FIA-s, ka përfshirë në paralajmërimet e tij të zakonshme përpara një çmimi të madh një seri artikujsh të kodit ndërkombëtar sportiv që na kujtojnë se nëse njëri nga dy konkurrentët kryen një shkelje josportive, ai mund të skualifikohet nga kampionati, siç ndodhi në vitin 1997 me Michael Schumacher kur titulli i shkoi Jacques Villenueve. “Çdo shkelje e parimeve të pastërtisë së garës, sjellje apo mungesë e aftësisë sportive për të ndikuar në rezultatin e një gare është në kundërshtim me etikën sportive”, nënvizon neni 9.15.1 i kodit. Gjithashtu në nenin 12.2.1 shkruhet:

"Për të gjitha kampionatet dhe trofetë e FIA-s, stjuardët mund të vendosin gjithashtu dënimet e mëposhtme: pezullim nga një ose më shumë gara, tërheqje të pikëve të kampionatit. Pikët do t'i zbriten veç kampionatit të pilotëve dhe veç atij të konstruktorëve, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme", - përfundon shënimi i Masit në një dokument që përmbledh edhe ndryshimet në paraqitjen e pistës së Abu Dhabit. Y

as Marina tani ka disa kthesa më pak dhe është bërë më e shpejtë. Ka tension në ajër pas garës së Jeddah, për të cilën Verstappen kritikoi ashpër vendimet që u morën në favor të Hamiltonit. Dy pilotët mbërrijnë të barabartë në pikë, në Abu Dhabi, me një avantazh të lehtë të Verstappen që ka një garë të fituar më shumë se Hamilton. Ajo që nuk është e qartë tani, është se nëse ai do të mund të shpallet dot kampion, në rast të  një aksidenti të dyfishtë.