RTSH Sport Live

Mbappe, i shpejtë si Bolt? Krahasimi që solli shumë polemika

  • 07/03/2024
  • |
  • Gosip
Mbappe, i shpejtë si Bolt? Krahasimi që solli shumë polemika

Vrapimi spektakolar i Kylian Mbappe në realizimin e golit në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Sociedad dhe Paris Saint-Germain ka bërë që bota e futbollit t'i dorëzohet edhe një herë yllit francez, deri në atë pikë, sa ka bërë disa krahasime shumë të ekzagjeruara.

Një prej tyre erdhi nga portali britanik “433”, i cili vuri në dukje se Mbappé i bëri 100 metra në 10.9 sekonda, vetëm 1.3 sekonda më shumë se rekordi botëror i Usain Bolt me 9:58. Një krahasim të tillë e bëri edhe BBC Sport, duke çoroditur disi botën e atletikës.

Kërcyesi maqedonas Andreas Trajkovski, e ndau postimin e 433 me Boltin, e ky i fundit u përgjigj: “Po qesha kur e pashë. Vajzat janë më të shpejta se kaq”. Kampioni i trefishtë olimpik në 100 dhe 200 metra, theksoi se Mbappé është edhe shumë larg rekordit absolut të vajzave, 10.49 të arritur nga Florence Griffith-Joyner në 1988.

"Jam shumë i hutuar" – shkruan një tjetër legjendë e atletikës si Michael Johnson. Ángel David Rodríguez, vrapuesi spanjoll në 100 metra, ka ironizuar krahasimin e BBC-së. “Pothuajse, pothuajse pak gati, nuk është aq gati, por pothuajse, ose një gjysmë pothuajse. Pak? Ju lutem, zotërinj".

Çështja ka pasur një bujë aq të madhe saqë edhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës, i është bashkuar polemikave me një foto të Shelly-Ann Fraser-Pryce dhe Shericka Jackson duke qeshur së bashku me komentin: “10.9? Oh, sa bukur”, duke ironizuar faktin që të dy vrapueset kanë një rekord më të mirë se Mbappé në garën e 100 metrave.