RTSH Sport Live

Mbappe-Real, afër dhe larg

  • 12/02/2024
  • |
  • Spanjë
Mbappe-Real, afër dhe larg

Kylian Mbappé dhe Real Madrid nuk kanë arritur ende një marrëveshje. Këtë e ka shkruar sot gazeta spanjolle Marca, sipas së cilës sulmuesi francez i Paris Saint-Germain nuk ka finalizuar ende një marrëveshje ekonomike me klubin e Florentino Perez.

Kontrata e yllit transalpin skadon në qershor dhe, duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, ai nuk do të rinovojë kontratën e tij. Tashmë kanë nisur zyrtarisht negociatat me Realin, i cili megjithatë nuk ka arritur të bindë nënën-agjente të lojtarit, Fayza Lamari.

A do të jetë e ardhmja e Mbappe në Bernabeun e ri? Ndjesitë në shtypin spanjoll janë pozitive, por ajo që ka ndodhur vitet e fundit i detyron të gjithë të ruajnë kujdesin maksimal.