RTSH Sport Live

Mbrojtja e Milanit nuk është më “një bunker”

  • 19/09/2022
  • |
  • Itali
Mbrojtja e Milanit nuk është më “një bunker”
Kuqezinjtë pësojnë 7 gola në 5 ndeshje, Pioli duhet të gjejë zgjidhje sa më shpejt

Seria e të pamposhturit për Milanit përfundoi në mbrëmjen e fundit të verës, atë kundër Napolit, ndërsa mungesa e Rafael Leaos është evidente. Fakti që Djalli humbi pas 22 ndeshjeve pikërisht në mbrëmjen në të cilën portugezi mungoi për shkak kartoni, mund të jetë një rastësi, ose ndoshta jo. Për këtë nuk mund të ketë siguri por e vetmja gjë e sigurt është se me Leaon do të kishte qenë një sfidë shumë ndryshe. Edhe pse Rade Kruniç dha një kontribut të rëndësishëm edhe në fazën sulmuese, duke iu afruar shënimit dhe po aq pasimeve të sakta.

Loja e Milanit ndaj napolit ishte një përzierje mes vetëdijes dhe zhgënjimit. Vetëdija që luajtën mirë dhe zhgënjimi që nuk arritën të konkretizonin. Kuqezinjtë mbajtën topin për një pjesë të mirë të lojës por nuk ishin efikas në shënimin e golit. Një Milan i hutuar përpara në sulm, por në veçanti edhe në mbrojtje. Kjo është pika që Pioli dhe skuadra duhet të reflektojë më shumë.

Sepse mbrojtja e shfaqur në San Siro të dielën në mbrëmje ndaj Napolit, nuk ishte aq solide sa ajo e vitit të kaluar që çoi në fitimin e titullit. Këtë e dëshmojnë shifrat: shtatë gola të pësuar në pesë ndeshjet e fundit. Pakujdesitë e Destit, më pas Tomori tepër i butë dhe qëndrimi i tij larg kundërsharëve. Gabime që nuk janë bërë në të kaluarën e afërt. E duket se me largimin e Kessie, është krijuar një boshllëk në skuadrën kuqezi duke e lënë mbrojtjen më të hapur, në mënyrë të pashmangshme, ndaj sulmeve të kundërshtarëve.

Një problem për të cilin Pioli do të duhet të punojë, edhe nëse ka gjetur një Kjaer në formë të mirë dhe sigurisht të besueshëm. Goli i Giroud nuk mjaftoi. De Ketelaere vazhdon të rritet, Krunic ishte i përsosur në zëvendësimin e Leaos, Messias e Diaz gjithashtu e përjetuan sfidën ndaj Napolit. 

U goditën dy traversa, shenjë e mundësive të shumta të krijuara nga Milani. Pra kjo skuadër ka nevojë për më shumë saktësi përpara portës kundërshtare, por mbi të gjitha më shumë vëmendje pas, në mbrojtje. Vetëm një Menjan nuk mund ta mbrojë i vetëm portën.