RTSH Sport Live

Më në fund, një fitore…

  • 13/09/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Më në fund, një fitore…
 Dinamo fiton në shtesë 2-1 ndaj Kukësit, që zhytet edhe më thellë në krizë

Takimi i dytë i së mërkurës, i vlefshëm për javën e 3-të të nivelit më të lartë të Kategorisë Superiore, ka qenë ai midis Dinamos dhe Kukësit, dy skuadrave që mbyllnin fundin e renditjes. Ndeshja e zhvilluar në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena”, ka parë një lojë kryesisht nën nivelin mesatar, me të dyja skuadrat që përpiqen pak, por jo mjaftueshëm për të gjetur golin. Për rrjedhojë, 45 mninutat e para mbyllen me rrjeta të paprekura.

Ato të dytat nisin më mirë për Dinamon dhe do të jetë Prodani që do të gjejë rrugën e rrjetës në të 52-tën, kur nuk e ka të vështirë të shënojë nga fare afër. Megjithatë, Kukësi ka reaguar dhe 15 minuta para fundit do të arrijë të barazojë shifrat me anë të Salamisë.

Çerekora e fundit e kohës së rregullt nuk do të sjellë gola të tjerë dhe, teksa janë dhënë 11 minuta shtesë, pikërisht në fundin e tyre, është sërish kapiteni Prodani ai që do të gjejë rrugën e rrjetës për Dinamon, duke i dhënë kështu trajnerit Luixhi Di Biaxho fitoren e parë në këto 3 javë të para, por duke e zhytur Kukësin edhe më në krizë.