Një 12-vjeçare nga Japonia dhe një 13-vjeçare nga Britania e Madhe kanë fituar medaljet në Lojërat Olimpike të Tokios.
12-vjeçarja Kokona Hiraki e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa 13-vjeçarja Sky Brown e fitoi medaljen e bronztë në garën me skateboard, Sakura Yosozumi e fitoi medaljen e artë në finalen drithëruese, pasi u vlerësua me 60.09 pikë.
Me fitimin e medaljes së argjendtë, Hiraki u bë medalistja më e re në moshë që prej francezit Noel Vandernotte në vitin 1936.Hiraki e mbaroi garën në vendin e dytë me rezultat 58.05. Ajo është garuesja më e re e Olimpiades verore e Japonisë, duke e thyer rekordin e notares Yukari Takemoto.
Britanikja Brown, përfundoi në vendin e tretë me rezultat 47.53.Në garën me skateboard, Sky rrëmbeu medaljen në Olimpiadën Tokyo 2020 pas një performance të shkëlqyer. Pavarësisht dy rrëzimeve, magjia që dhuroi në performancë bëri që ajo të ngjitej në podium.
Një vit më parë ajo rrezikoi rëndë jetën pasi pësoi fraktura në kafkë teksa stërvitej me skateboard. Sky jeton në San Diego me babain e saj britanik, i cili është gjithashtu një performues me skateboard, dhe me nënën e saj japoneze, Miko.