RTSH Sport Live

Mercedes dhe Red Bull do të luftojnë për titullin në Formula 1

  • 02/04/2021
  • |
  • Formula 1
Mercedes dhe Red Bull do të luftojnë për titullin në Formula 1
 Ky është konkluzioni i nxjerrë në përfundim të garës së Bahrain, e duke parë diferencën në kohë të makinave të tjera, pas dy të parave

Mercedes dhe Red Bull janë dukshëm shumë më të shpejta se makinat e tjera të Formula 1. Ky është konkluzioni i nxjerrë, duke parë edhe diferencën në kohë të makinave të tjera, në përfundim të garës së Bahrain. "Pjesa tjetër e makinave është shumë larg për të luftuar për fitore. Për shembull, McLaren është një sekondë larg dy të parave”.

Kjo ka qenë përgjigjja e sinqertë që Helmut Marko ka dhënë në një intervistë në 'Sport 24 Auto', për pyetjen nëse ndonjë rival, përveç Mercedesit, ka shpejtësi të mjaftueshme për të luftuar për Kampionatin Botëror të Formula 1, duke analizuar të dhënat e Çmimit të madh të Bahrain. Lando Norris ka qenë 46 sekonda pas Lewis Hamilton në garën e Gjirit Persik.

Me një llogaritje humbjeje prej tetë të dhjetat për xhiro. Në rastin e Ferrarit diferenca është gati një sekondë nëse marrim si referencë 59 sekondat që iu deshën Charles Leclerc për të përfunduar provën aziatike. Një disavantazh që është edhe më i madh për makinën Alpine, pasi Esteban Ocon ishte një nga pesë pilotët e dubluar në përfundim të garës.

Këshilltari sportiv i Red Bull, duke parë lehtësinë me të cilën fitoi pole position Verstappen, pranoi gabimin pasi menduan se edhe në garë do të jetë e lehtë fitorja për ta. "Pas marrjes së pole pozicion në kualifikim kisha ndjesinë se do të ishte e lehtë të fitonim edhe garën e parë të botërorit.

E kjo na bëri shumë euforik. Duhet të mësojmë nga gabimet. Nëse duam të mposhtim Mercedes, duhet të jemi të përsosur. Sepse Hamilton, duhet ta pranoj, përfundoi një garë të përsosur. Megjithatë, ai dhe Verstappen janë të shkëlqyer".