RTSH Sport Live

Mercedes, Wolff: Nuk ka plan B për të zëvendësuar Hamilton

  • 08/04/2023
  • |
  • Formula 1
Mercedes, Wolff: Nuk ka plan B për të zëvendësuar Hamilton
Drejtuesi austriak komenton zërat për një lamtumirë të mundshme të kampionit britanik

"Ndoshta mund të tingëllojë naive, por kam vështirësi të mendoj për një Plan B, nëse plani A është ende i preferuari im. Nuk dua të bëj bisedime me pilotë të tjerë, sepse jam i kënaqur me ata që kemi. Nuk ka plan B, ka vetëm Leëis”. Me këto fjalë, Toto Wolff ka komentuar zërat për një lamtumirë të mundshme të Leëis Hamilton nga Mercedes në fund të sezonit, apo në fund të kontratës. Në fakt, “Shigjetat e Argjendta” po përjetojnë një tjetër sezon të komplikuar, i kompletuar me mbylljen e projektit fillestar W14, duke shkaktuar edhe ankesa nga kampioni britanik.

Në çdo rast, në intervistën për Autosport, Ëolff shpjegoi se sipas tij, në rast lamtumire, Hamilton nuk do ta komunikojë në momentin e fundit: "Mendoj se do të na tregojë paraprakisht se çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se Lewis do të vijë të na tregojë kur të largohet. Ai gjithmonë do të ndiejë përgjegjësinë ndaj ekipit. Pilotët kanë të drejtë të marrin vendime të tilla, por ai nuk do të na braktisë në moment, nëse mendoni se jeni në një ekip të lakmuar nga të tjerët, do të gjenden zgjidhjet e duhura".