Bylisi bën 4 goditje në limitet e merkatos. Klubi mallakastriot ka zyrtarizuar afrimin e katër lojtarëve të rinj në ditën e fundit të merkatos. Elvi Berisha, Skerdilajd Levendi, Laert Papa dhe Angjelo Toska janë zyrtarisht pjesë e Bylisit.
Ballshiotët janë një nga skuadrat pretendente për tu ngjitur në elitën e futbollit shqiptar dhe aktualisht kryesojnë Kategorinë e Parë në kuotë të barabartë pikësh me AF Elbasanin.
Rikthimi në superior është objektivi i Bylisit, prandaj drejtuesit e klubit kanë përforcuar akoma më shumë organikën në dispozicion të trajnerit Bellai.
“Futboll klub "Bylis" njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me 4 futbollistë në limitet e merkatos.
Angjelo Toska, mbrojtes krahu i datelindjes 2001, i cili se fundmi ka qene pjese e skuadres se njohur, Panahaiki ne Superligen 2 te Greqise.
Laert Papa, mesfushor (uinger i djathtë), i datëlindjes 2003, pjesë e kombëtareve të moshave kuqezi nga U-15 deri në U-19. Papa vjen pas eksperiencës si pjesë e klubit të madh grek, AEK i Athinës.
Elvi Berisha, sulmuesi 24-vjeçar që së fundmi ka qenë pjsë e Flamurtarit dhe më parë ka luajtur edhe me Apoloninë, Laçin, Tiranën dhe Skënderbeun.
Skerdilajd Levendi, 22-vjeçar, mesfushor me tipare sulmuese, që së fundmi ka qenë pjesë e Lushnjës dhe më parë ka veshur fanelat e Apolonisë dhe Egnatias në Superiore! Iu urojmë mirëseardhjen në familjen tonë të madhe!”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.