RTSH Sport Live

Mesi në dyshim, në vend të tij Dybala

  • 27/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Mesi në dyshim, në vend të tij Dybala
Ylli argjentinas mund të mungojë në miqësoren me Xhamajkën

Lionel Messi është në dyshim për ndeshjen e fundit të Argjentinës para Kupës së Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor). Sipas TyC Sports, sulmuesi i PSG-së dyshohet se ka vuajtur simptoma të një virusi gripi dhe për këtë arsye mund të humbasë ndeshjen miqësore kundër Xhamajkës, të planifikuar për natën mes të martës dhe të mërkurës në Neë Jersey. Në vend të “Pleshtit” mund të aktivizohet Dybala, i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të një problemi fizik që duket se është tejkaluar.