RTSH Sport Live

Messi mund të kthehet te Barcelona, Xavi ka një plan

  • 29/05/2023
  • |
  • Spanjë
Messi mund të kthehet te Barcelona, Xavi ka një plan
Trajneri blaugrana për argjentinasin: "Ai është një fitues, është ende i uritur, do ndihmonte shumë..."

Messi rikthehet te Barcelona? Ja çfarë mendon për këtë trajneri i blaugrana, Xavi, në një intervistë për Sport. "Nuk kam dyshime se ai do të na jepte një dorë në fushë dhe ia kam thënë tashmë presidentit. Ai është ende një lojtar vendimtar sepse është ende i uritur,  është një fitues dhe një lider. Ne ende nuk kemi një Barcelonë të nivelit të asaj të 2010-ës, për shembull, por Messi do të na sillte talent, pasimin e fundit, golat, rrezikun nga goditjet”.

“Mënyra se si duam të luajmë, nuk kam dyshim se do të na jepte shumë. Por varet nga ai". Në pritje të Messit, Xavi është shumë pranë rinovimit, sërish sipas "Sport", marrëveshja pritet të jetë e detajuar dhe trajneri duhet të nënshkruajë deri në vitin 2026.