RTSH Sport Live

Milan-Hysaj, marrëveshja është shumë pranë

  • 05/04/2021
  • |
  • Itali
Milan-Hysaj, marrëveshja është shumë pranë
Mbrojtësi kuqezi ka kërkuar 3 milionë euro në sezon, por mund të mbyllet me 2.5 plus bonuset

Milani po kërkon një mbrojtës të djathtë në tregun e transferimeve. Sipas të gjitha gjasave, Diogo Dalot nuk do të qëndrojë me kuqezinjtë për një sezon tjetër dhe për këtë arsye Maldini dhe Massara kanë nisur të shikojnë përreth.

Siç raportohet nga portali alfredopedulla.com, klubi kuqezi duket se është shumë i interesuar për Elseid Hysaj, mbrojtësin e djathtë, të cilit I skadon kontrata me skuadrën e Napolit në fund të sezonit. Mbrojtësi kuqezi mund të luajë edhe në të majtë.

Sipas thashethemeve më të fundit, Hysaj i ka kërkuar Milanit 3 milionë euro në sezon, por mund të mbyllet me 2.5 milionë plus bonuse. Klubi kuqezi,  me siguri do të godasë pasi të ketë siguruar  kualifikimn për në Ligën e Kampionëve, por nuk përjashtohet mundësia që Maldini të mund të përshpejtojë në ditët në vijim.

 Objektivi është që të blihet një mbrojtës i besueshëm me një kosto të arsyeshme. Hysaj pasqyron këto karakteristika, gjithashtu sepse lojtari është 27 vjeç, dhe për këtë arsye ka përvojën e duhur për të qenë i dobishëm për kauzën kuqezi.