RTSH Sport Live

Milan synon Guirassy në janar

  • 07/12/2023
  • |
  • Gjermani
Milan synon Guirassy në janar
Sulmuesi i Shtutgartit ka një klauzolë 17 milion, kuqezinjtë studiojnë detajet

Milan është i interesuar për të marrë që në merkaton e janarit sulmuesin e Shtutgartit. Serhou Guirassy. 27-vjeçari nga Guinea ndjek Harry Kane në renditjen e golashënuesve të Bundesligës e ndoshta do të ishte në krye pa dëmtimin që e la jashtë për disa javë.

Ai ishte vendimtar edhe në takimin e së mërkurës në Kupën e Gjermanisë, në fitoren 2-0 kundër Borussia Dortmund, me shënimin e golit të parë.

Guirassy ka një klauzolë lirimi prej 17 milion eurosh në kontratë, çka e bën edhe më të mundshëm transferimin. Drejtuesit e Milanit pio studiojnë detajet e operacionit, për të shmangur sa më shpejt konkurrencën, nga Italia dhe Anglia, me Romën, Manchester United dhe Newcastle të gjithë të itneresuar.