RTSH Sport Live

Milani zgjedh rrugën e heshtjes, asnjë urim për Interin

  • 23/04/2024
  • |
  • Itali
Milani zgjedh rrugën e heshtjes, asnjë urim për Interin
Tifozët e Interit nënvizojnë sjelljen e ndryshme të klubit zikaltër për Milanin dy vite më parë

Një mospërfillje që po shkakton diskutime përmes rrjeteve sociale mes tifozëve të dy skuadrave të futbollit milanez. Pas fitimit të titullit, ndër mesazhet e urimit që i dërguan Interit nga skuadrat kundërshtare të Serisë A, bie në sy heshtja e Milanit. Lidhur me atë që ndodhi mbrëmë, postimi i fundit nga klubi kuqezi në fakt lidhet me rezultatin final të derbit që i dha kushërinjve yllin e dytë. Asgjë më shumë. Një sjellje krejtësisht e ndryshme, siç nënvizohet nga tifozët zikaltër, krahasuar me atë të Interit, i cili dy vite më parë, kur Milan fitoi titullin, uroi menjëherë kushërinjtë e tyre me këtë mesazh: "Urime AC Milan. Ky vit ishte një sfidë e bukur. Shihemi vitin tjetër".

Një polemikë që i shtohet asaj në lidhje me vendimin për të luajtur muzikë shumë të lartë tekno menjëherë pas fishkëllimës së fundit të derbit, ndërkohë që lojtarët e Interit po festonin nën Curva Nord dhe tifozët e Milanit po largoheshin nga San Siro. Përleshje mes klubeve në një qytet që megjithatë lulëzon me një rivalitet të shëndetshëm dhe sportiv futbolli, i nënvizuar nga festimet në rrugët dhe sheshet e Milanos pa asnjë problem të rendit publik.