Sapo ka përfunduar sfida Erzeni-Burreli, që mbylli javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Sfidën e luajtur në “Arenën e Demave” e ka fituar skuadra matjane me rezultatin 2-0.
Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë dhe protagonist absolut i takimit ka qenë kapiteni Florenc Farruku, që ka shënuar dy gola.
Burreli rikthehet te fitorja, ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe konsolidon pozitat në vendin e katërt në renditje.
Komplikohet situata për Erzenin, që pas fitores ndaj Besës nisi të shpresonte te mbijetesa, por kjo humbje zvogëlon ndjeshëm shanset e shijakasve, që mbeten në vendin e fundit në renditje në kuotën e 7 pikëve.