RTSH Sport Live

Mjafton goli i Rashicës, Skënderbeu mposht Kukësin

  • 11/02/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Mjafton goli i Rashicës, Skënderbeu mposht Kukësin

Skënderbeu fiton përballjen direkte përballë Kukësit dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në Superiore. Korçarët kanë mposhtur minimalisht 1-0 verilindorët, falë një goli të shënuar nga Rashica në minutat e para të takimit.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati i takimit nuk ndryshon në minutat në vazhdim, ndonëse duhet theksuar se si vendasit edhe miqtë nuk kanë krijuar shumë raste për shënim.

Falë këtij suksesi Skënderbeu ngjitet në kuotën e 28 pikëve (korçarët kanë një ndeshje të prapambetur ndaj Dinamos), ndërsa Kukësi mbetet në vendin e fundit në klasifikim në kuotën e 19 pikëve.