RTSH Sport Live

Moldavi-Shqipëri LIVE

  • 17/11/2023
  • |
  • Kombëtarja
Moldavi-Shqipëri LIVE
Ka nisur sfida në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit mes Moldavisë dhe Shqipërisë

Mbyllet sfida në “Zimbru” në barazim 1-1, një pikë që mjafton për të siguruar biletën për në “Gjermani 2024”

90’+2 – Largohet nga fusha e lojës Asani, në vendin e tij Muja.

90 ‘ – Akordohen 4 minuta shtesë.

87 ‘  - Gol Moldavia, pas një sulmi të gjatë është numri 4 Baboglo që ka mposhtur Berishën, 1-1.

86’ - Shpëton për mrekulli porta kuqezi, i pakalueshmi Berisha ka bërë një pritje të jashtëzakonshme në gjuajtjen e Damascan

84’ – Një goditje dënimi për kuqezinjtë e ekzekutuar nga Asani, qëndrore, e pritur nga portieri i moldavëve, Railean.

80 ‘ – Zëvendësim tek kuqezinjtë, largohet Nedim Bajrami, në vendin e tij Klaus Gjasula.

75’ – Bajrami me një tjetër goditje të rrezikshme nga distance, por pa arritur të gjejë kuadratin

74’ – Mundësi e artë për kuqezinjtë, me Taulant Seferin që godet rrezikshëm, por një prekje e portierit dhe shtylla i vijnë në ndihmë Moldavisë.

67’ – Postolachi, me shpinë nga porta kuqezi, tenton me një kthesë, por pa problem për Berishën.

62’ – Largohet nga fusha e lojës autori i golit, Sokol Cikalleshi, në vendin e tij Mirlind Daku, i cili që në kontaktin e parë me topin jep sinjalin e parë të rrezikshëm në portën moldave.

60’ – Dy tentative të rrezikshme të moldavëve, njëra pas tjetrës, por Berisha vazhdon të bëjë atë që din të bëjë më mirë, të neutralizojë rrezikun.

58 ‘ – Bajrami tenton me një goditje nga distance, topi përfundon në dorën e një mbrojtësi të skuadrës moldave. Kuqezinjtë pretendojnë për një 11-metërsh, por për gjyqtarin është gjithçka e rregullt

55’ – Një tjetër duel mes Nicolaescu dhe Berishës, i fituar përsëri nga gardiani kuqezi duke bërë një pritje shpëtimtare.

52 ‘ - Një gabim në pasim i Seferit u jep mundësinë moldavëve që të rrezikojnë, është Nicolaescu që shfaqet rrezikshëm në zonën kuqezi, por Berisha tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij.

Nis pjesa e dytë…

Është mbyllur pjesa e parë në “Zimbru” me avantazhin 1-0 të Shqipërisë përballë Moldavisë, gol i shënuar në minutën e 25-të me penallti nga Cikalleshi

45’ - Janë dhënë dy minuta shtesë

44’ – Moldavët rrezikojnë seriozisht portën kuqezi me anë të Posmac, por Berisha edhe njëherë i saktë me ndërhyrjen e tij.

41’ – Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bajrami tenton nga distanca me një goditje të fuqishme, por që është pritur nga portieri i moldavëve në dy kohë

32’ - Një rrëmujë e madhe në zonën kuqezi, shumë dyluftime mes lojtarëve, me pretendimet e moldavëve për një 11-metërsh, por vendimi i gjyqtarit është një goditje dënimi për kuqezinjtë

25’ – Goooooool Cikalleshiiiiiii, një penallti e fituar nga Seferi në mënyrë mjaft të zgjuar u dha mundësinë kuqezinjtë të kalojnë në avantazh, 1-0

23’ – Kërcënimi i parë nga ana e kuqezinjve në portën e moldavëve, Ismajli kishte një mundësi të mirë me kokë pas një goditje këndi, por që përfundoi jashtë

16’ – Rasti i parë i rrezikshëm u takon moldavëve me protagonist numrin 9, Nocolaescu, por Berisha është i vëmendshëm për të dërguar topin jashtë vijave kufizuese, në një goditje këndi për moldavët që nuk sjell ndonjë rrezik të mëtejshëm në portën kuqezi.

11 ‘ – Edhe kapiteni i moldavëve, Raca ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje të parregullt ndaj Ramadanit

9 ‘ - Karton i verdhë për Mitajn, i cili pengoi moldavët në një kundërsulm.

5 ‘ - Pas një rrëmuje në zonën kuqezi, është Berisha që tregohet i gatshëm për të neutralizuar rrezikun.

4’ - Minuta të kujdesshme për të dyja skuadrat, me moldavët që shfaqen disi më kërkues, por kuqezinjtë mbrohen me forca të shumta duke mos rrezikuar në asnjë moment.

Moldavët shkelmojnë të parët topin…

Ka nisur sfida në Kishinjev mes Moldavisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, Grupi E. Një moment mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilëve u mjafton edhe një pikë për të prerë biletën për në fazën finale të kompeticionit.

MOLDAVIA: Railean, Revenko, Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan, Rata, Kaimakov, Postolaki, Nikolaesku.

Trajner: Sergei Kleshçenko

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi.

Trajner: Silvinjo