RTSH Sport Live

Monaco shtyn festën e PSG-së

  • 24/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Monaco shtyn festën e PSG-së
Me këtë 1-0, Monaco ngjitet në 58 pikë në renditje, -11 pas PSG-së, me 4 ndeshje për të luajtur

Monaco shtyn festën e Paris Saint-Germain duke mposhtur 1-0 Lille. Pjesa e parë e ndeshjes luhet me ritëm shumë të lartë, me mundësi të ndryshme nga të dyja palët. Monegaskët tentojnë të shtypin gazin në pjesën qendrore të dyzet e pesë minutave të para, me një mundësi të dyfishtë të rëndësishme që megjithatë nuk e çon në avantazh: në minutën e 27-të Fofana tenton të godasë me kokë, ndërsa pak minuta më vonë Minamino i afrohet 1-0. Pjesa e parë u mbyll pa gola, 0-0.

Në minutën e 47-të Gudmundsson flirtoi me epërsinë, por goditja e tij me kokë preku shtyllën. Të besuarit e Hutter filluan të shtyjnë sërish pas frikës dhe sapo kaloi ora më në fund kaluan në epërsi: në minutën e 61-të Fofana realizoi me një goditje të shkëlqyer me të majtën nga distanca, 1-0 për Monaco. Në 20 minutat e fundit Losc provon në të gjitha mënyrat, por në bilbilin e fundit tri pikët përfundojnë në xhepin e vendasve.

Me këtë 1-0, Monaco ngjitet në 58 pikë në renditje, -11 pas PSG-së, me katër ndeshje për të luajtur. Lille mbetet e mbërthyer në 52 pikë, në vendin e katërt, duke mos mundur të kalojë Brestin e vendit të tretë.