RTSH Sport Live

Montenegro mposht Partizanin, Egnatia me qëllime serioze në “Final 4”

  • 14/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Montenegro mposht Partizanin, Egnatia me qëllime serioze në “Final 4”

“Finalja” e Javës së 31-të mes Egnatias dhe Partizanit është mbyllur me fitoren e rrogozhinasve. Heroi i ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” ishte Montenegro, autor i dy golave.

Vendasit gjetën edhe golin e 3-të me Fernando, por VAR-i e anulloi për një faull. Në anën tjetër, golin e vetëm për Partizanin e shënoi Xhuliano Skuka.

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 57 pikëve në krye të klasifikimit, plot 6 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, ndërsa Partizani me 48 pikë mbetet në vendin e 3-të.