RTSH Sport Live

Morbidelli në spital, aksidentohet në Portimao

  • 30/01/2024
  • |
  • Moto GP
Morbidelli në spital, aksidentohet në Portimao
Piloti i Pramac, i angazhuar në një seancë stërvitore me Panigale V4S, ka rënë në mënyrë katastrofike, duke goditur kokën dhe duke mbetur pa ndjenja për një kohë të papërcaktuar

Moment i frikshëm për Franco Morbidelli në pistën e Portimaos. Piloti i Pramac, i angazhuar në një seancë stërvitore (gjatë testeve SBK) me Panigale V4S së bashku me pilotë të tjerë të Akademisë dhe vëllezërit Marquez, u përfshi në një rënie me shpejtësi të madhe në kthesën 9. Aksident I rëndë për ‘Morbidon’, i cili u rrëzuar në mënyrë katastrofike, duke goditur kokën.

I pari që ndaloi ishte Marc Marquez me vëllain e tij Alex. Vëllezërit Marquez ndihmuan Morbidellin, pa ndjenja për një kohë të papërcaktuar, në pritje të ndërhyrjes së shërbimeve të urgjencës së cirkuitit. Dinamika e rënies bëri të nevojshme që Morbidelli t'i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, fillimisht në Qendrën Mjekësore të cirkuitit dhe më pas në Spitalin Particular do Algarve. Testet e kryera deri më tani nuk kanë zbuluar ndonjë gjë serioze, por ende priten rezultatet e ekzaminimeve të mëtejshme.