Kartoni i kuq i marrë nga Dele Alli gjatë debutimit me Como është ende duke u diskutuar në Itali dhe më gjerë, duke qenë se mesfushori anglez u përjashtua me karton të kuq direkt afërsisht dhjetë minuta pas hyrjes në fushë në ndeshjen e djeshme ndaj Milanit.
Në mbrojtje të tij ndërhyn edhe Mirwan Suwarso, president i Comos. Në profilet e tij sociale, ai shkruan: "Zjarri ende digjet. Pas gati dy vjetësh, Dele Alli është kthyer në fushën e betejës. Duhet guxim për të vazhduar, për të luftuar dyshimet, për të heshtur zhurmën dhe për t'u kthyer, jo vetëm për të luajtur, por për të konkurruar përsëri në nivelin më të lartë.
Disa do të flasin për kartonin e kuq. Le të flasin. Por ne pamë të tjera gjëra. Pamë prekje prej gjeniu. Ata që e shohin të stërvitet çdo ditë e dinë që ky është vetëm fillimi. Rruga e kthimit nuk është kurrë e lehtë, por luftëtarët nuk dorëzohen. Vazhdo kështu Dele. Më e mira nuk ka ardhur akoma”.