RTSH Sport Live

MotoGP Australi: shumë erë dhe ftohtë, anullohet Gara Sprint

  • 22/10/2023
  • |
  • Moto GP
MotoGP Australi: shumë erë dhe ftohtë, anullohet Gara Sprint
Kushtet e pafavorshme të motit në Australi, me drejtuesit e garës që vendoswn të anullojnë garën Sprintin në Phillip Island

Nuk ka Garë Sprint për GP Australi nw MotoGP. Është ky vendimi I marrw nga drejtuesit e garës për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në Phillip Island, me erën e fortë dhe temperaturat e ftohta që çuan në anullimin e garës Sprint pasi nuk mund të zhvillohej në mënyrë të sigurt.

Vendimi, i zyrtarizuar 30 minuta para fillimit të planifikuar të mini-garës, vjen në fund të një fundjave të revolucionarizuar në Australi për shkak të kushteve ekstreme të motit, me GP që u dërgua të shtunën për të garantuar zhvillimin e duhur.

Kwshtu, programi i të dielës nuk u kompletua me Garën Sprint, duke parw flamurin e kuq që ngadalësoi Moto2 me 13 xhiro përpara. Era e fortë dhe i ftohti, në fakt, nuk i lejuan drejtuesit të dilnin të sigurt në pistë, me drejtuesit e garës që morwn vendimin përfundimtar pas takimit me skuadrat.