RTSH Sport Live

MotoGP: Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Tajlandës

  • 02/03/2025
  • |
  • Sporte të tjera
MotoGP: Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Tajlandës

Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Tajlandës në MotoGP. Piloti spanjoll debuton me fitore me Ducatin, në garën e parë të sezonit të ri.

Marc Marquez shkëlqen në Buriram: pasi dominoi garën e Sprintit një ditë më parë, “kanibali” fiton Çmimin e Madh të Tajlandës, etapën e parë sezonale të kampionatit botëror të MotoGP.

Është gjithashtu një ditë historike për MotoGP dhe për familjen Marquez: hera e parë e dy vëllezërve në podiumin e klasit kryesor. Alex Marquez përfundon i dyti me Ducati Gresini, ndërsa Francesco Bagnaia mbyll podiumin tajlandez.