RTSH Sport Live

Turneu “Muhamet Malo”, drejt fundit

  • 01/03/2025
  • |
  • Sporte të tjera
Turneu “Muhamet Malo”, drejt fundit
Japonia konfirmohet si forca kryesore në mundje për vajza, kurse Kirgistani dominon stilin greko-romak

Turneu ndërkombëtar “Muhamet Malo” ka mbërritur në ditën e tij të katërt, ndërsa janë shpërndarë medaljet e radhës në mundje për vajza dhe në stilin greko-romak. Japonia është konfirmuar skuadra dominuese e mundjes për vajza, teksa ka marrë medaljen e gjashtë të artë. Dhe gjithçka ka ndodhur në peshën deri në 53 kilogram, atje ku Kijoka ka mundur 6-0 rumunen Ana.

Ndërkohë vjen medalja e parë për Kanadanë, ndërsa Stjuart, në peshën deri në 57 kilogram, mundi turken Kamalogly me tuç. Bakbergenova e Kazakistanit ishte fituese e peshës deri në 72 kilogram duke qenë në vendin e parë në sistemi e rrethit në atë peshë, ndërsa në ndeshjen e fundit mundi me tuç argjentinasen Maçuka.

Dhe po në mundje për vajza një medalje e artë ishte edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në peshën 76 kilogram, Gilford fitoi 2-1 ndaj Kizi Aiperi. Mundja greko-romake pati karakteristikën sepse të dy finalet për medaljen e artë përfunduan me superioritet pikësh. Në peshën deri në 63 kilogram, turku Kamal fitoi 9-0 me Shoibekov, kurse në peshën deri në 67 kilogram, Beishekev mundi 11-0 Petiç. Kirgistani shkon në numri dy të medaljeve të arta në mundjen klasike. Pas tij Turqia dhe Irani.

Dhe dita e fundit e turneut ndërkombëtar “Muhamet Malo” do të jetë për të konfirmuar skuadrën fituese të mundjes greko-romake. Deri tani si forca kryesore Irani në stilin e lirë dhe Japonia në mundje për vajza.