RTSH Sport Live

Mou te Roma, Capello: Nuk mjafton vetëm trajneri

  • 04/05/2021
  • |
  • Itali
Mou te Roma, Capello: Nuk mjafton vetëm trajneri
Ish-trajneri ka komentuar: “Nuk mjafton vetëm trajneri, duhen edhe lojtarët

Fabio Capello gjithashtu mirëpriti lajmin e José Mourinho si trajner i ri i Romës. "Ai është një trajner me prestigj dhe përvojë të madhe - fjalët e Don Fabio për LaPresse - Dhe mbi të gjitha ai është një trajner që e njeh mirë Italinë. Kështu që gjithçka është shumë më e lehtë ”.

Sidoqoftë, nuk mungoi kritika: “Nuk mjafton të marrësh një trajner të rëndësishëm për të fituar, të duhen edhe lojtarët - vazhdoi Capello - Roma është një terren i vështirë, por ai(I referohet Mourinho-s) në terrene të vështira lartësohet. Shpresoj për tifozët e Romës të bëjë atë që ka bërë edhe për Interin”.