RTSH Sport Live

Mourinho për Guler: Potencialisht është top

  • 11/09/2024
  • |
  • Futboll Bota
Mourinho për Guler: Potencialisht është top
“Mund të mësojë shumë nga Ancelotti dhe ekipi kombëtar"

José Mourinho flet për Arda Guler. Pasi sapo ka zbritur në futbollin turk, duke u bërë trajner i Fenerbahçes, Specialisti vlerësoi talentin më të madh të vendit në një intervistë për HT Spor: “Për të luajtur për atë klub, personaliteti është shumë i rëndësishëm. Lojtarët duhet të kuptojnë se janë mjaft të mirë për të luajtur atje, nuk mund të kenë frikë”.

“Ancelotti është një trajner i madh, nga i cili mund të mësojë shumë. Të luaj me kombëtaren turke dhe të luaj në evente të mëdha si kampionati europian është gjithashtu shumë e rëndësishme. Klubi më i madh në botë mund të ketë vetëm lojtarët më të mirë në botë”, vijon Mourinho duke iu referuar Real Madridit.

Dhe përsëri: “Real Madridi po bën një punë të pabesueshme kur bëhet fjalë për nënshkrimin e dhjetë lojtarëve më të mirë në botë apo atyre me potencialin më të madh, Guler është sigurisht mes tyre”, komenton portugezi.