RTSH Sport Live

Mourinho stërvitet për Romën: 6 korriku po vjen

  • 08/06/2021
  • |
  • Itali
Mourinho stërvitet për Romën: 6 korriku po vjen
‘Special One’ kërkon të zbarkojë i karikuar në takimin e parë me verdhekuqtë, së shpejti fillon  aventura e tij në Trigoria

Më pak se një muaj dhe aventura e José Mourinho në Romë do të fillojë. Special One do të zbarkojë në kryeqytet në fillim të korrikut për t'u njohur me Trigoria, më pas në 6 korrik grumbullimi i ekipit në Fulvio Bernardini, do të fillojë të përgatitet për sezonin e ri. Ndërkohë Mourinho është duke u stërvitur në Hyde Park për të marrë formë në fushat e stërvitjes: "6 korriku po vjen", shkruante portugezi duke postuar në Tëitter foton e përgatitjes së tij.

Mourinho po përgatitet për Kampionatin Europian, të cilin do e jetojë si komentator televiziv për transmetuesit anglezë, por mbi të gjitha si trajner i Romës. Disa ditë më parë portugezi tha: "Padyshim që unë do të përqendrohem më shumë tek lojtarët e mi të Romës: Leonardo Spinazzola, Lorenzo Pellegrini dhe Bryan Cristante. Por Italia është një ekip me një përzierje të mirë të lojtarëve të rinj të talentuar dhe lojtarë më me përvojë”.

“Lojtarë që dinë si të fitojnë, Italia është e fortë. Roberto Mancini është një trajner me përvojë, ai ka kaluar më shumë se 20 vjet duke stërvitur në kampionatet më të mira në botë. Ai është më se i gatshëm dhe tashmë ka treguar se është i aftë gjatë kualifikimit. Ekipi është përmirësuar shumë me të”.

“Italia ka lojtarë të talentuar, me njohuri të mira taktike, ata dinë të luajnë në mënyra të ndryshme. Mancini po u jep atyre më shumë cilësi në sulm, por ata nuk e kanë humbur natyrën e tyre dhe dinë të garojnë. Është më e mira e tyre cilësi, është e vështirë të gjesh dobësi. Unë mendoj se ata do të jenë gjithmonë në katër të parat".