RTSH Sport Live

Muçi e Rashica me trajner të ri, Beshiktashi kërkon asistentin e Klopp

  • 19/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Muçi e Rashica me trajner të ri, Beshiktashi kërkon asistentin e Klopp
Pep Lijnders do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, me  mundësinë për të nisur karrierën si trajner i  parë.

Ashtu si Jurgen Klopp, edhe Pep Lijnders do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit. Asistenti i Klopp nuk do të qëndrojë te ‘Reds’ dhe po shikon përreth, me mundësi për të nisur karrierën si trajner i  parë.

Pasi u lidh me Ajax-in, një hipotezë tashmë e hedhur poshtë, Lijnders tani ka përfunduar në fokusin e Beshiktashit, skuadër me të cilën aktivizohet dhe sulmuesi kuqezi, Ernest Muçi, si dhe Milot Rashica, pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Klubi turk është në kërkim të një trajneri të ri dhe bashkëpunëtori i Klopp është në pole position, sipas The Athletic.