RTSH Sport Live

Muriqi, Hull City bën përpara

  • 30/06/2022
  • |
  • Itali
Muriqi, Hull City bën përpara
Sulmuesi i Kosovës mund të nënshkruajë me klubin e Championship

Telenovela “Muriqi’ duket se po shkon drejt fundit për Lazion, drejtorin sportiv, Igli Tare dhe vetë lojtarin. I ndodhur në një udhëkryq pas dy sezoneve mes Lazios dhe Mallorcas, që nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit, një pistë e re interesante është shfaqur në horizont. Hull City është i gatshëm të paguajë 12 milionë eurot e kërkuara nga Tare që aktualishtë është me mision në Angli për të mbyllur marrëveshjen.

Largimi i Muriqit mund të zgjidhë duart e drejtorit sportiv për të bërë merkaton që dëshiron ndërsa lojtari do të gjente kështu një sistemim përfundimtar pasi rezultoi një zhgënjim i vërtetë në Itali dhe trajneri Sarri nuk e konsideron si pjesë e skuadrës në të ardhmen.

Bardhekaltërit mund të zbresin deri në 11 milionë me kërkesën e tyre ndërsa vetë lojtari kërkon të largohet një orë e më parë nga kryeqyteti italian. Hull City që militon në Championship, u tërhoq nga ideja për transferimin e Muriqit në muajin janar por pas 6 muajve interesantë te Mallorca ku shënoi 5 gola shumë vendimtarë për mbijetesën dhe u shpall lojtari i muajit maj në La Liga, klubi anglez ka rikthyer vëmendjen nga shtatlarti.