RTSH Sport Live

Muriqi i bën të gjitha: humbet penallti, shënon dhe merr karton të kuq

  • 10/10/2022
  • |
  • Kosova
Muriqi i bën të gjitha: humbet penallti, shënon dhe merr karton të kuq
Mbrëmje e çmendur për sulmuesin e Kosovës, të cilin në fund të ndeshjes me Elche nuk e mbajnë nervat

Një mbrëmje e çmendur për sulmuesin e Kosovës dhe të Majorkës, Vedat Muriqin, i cili ishte protagonist në të mirë dhe në të keq në sfidën që skuadra e tij barazoi 1-1 në fushën e Elche. Pasi humbi një rast të pastër në fillimin e sfidës, Muriqi kishte mundësinë më të mirë në minutën e 12-të për të shënuar, por gaboi nga pika e penalltisë.

Ndërsa vendasit arritën të kalojnë në avantazh me Ponce në minutën e 15-të si dhe humbën shërbimin e Boye në minutën e 61-të(karton i kuq), sulmuesi i Kosovës arriti të vendosë barazpeshën në minutën e 71-të: këtë herë nuk gabon nga pika e penalltisë.

Gjithsesi, mbrëmja nuk mbaron këtu sepse Muriqi do të ndëshkohet me kartonin e kuq në minutën e 85-të, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim 1-1.