RTSH Sport Live

Myrto Uzuni, klauzola 25 milionë dhe e ardhmja

  • 30/05/2023
  • |
  • Spanjë
Myrto Uzuni, klauzola 25 milionë dhe e ardhmja
Sevilla është një nga skuadrat e interesuara për sulmuesin kuqezi

Myrto Uzuni është kthyer në një nga lojtarët më të vlerësuar në kampionatin spanjoll. Golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Dytë dhe pasi ka arritur promovimin me ekipin e tij, Granada, e bëjnë atë një futbollist shumë të vlerësuar. Sulmuesi ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual deri në vitin 2026. Kostoja e klauzolës së tij shkon në 25 milionë euro. Kjo shumë është larg mundësive tregut, ndaj është e vështirë për çdo klub që ta paguajë këtë shumë.

Sidoqoftë, mund të lindin oferta më të ulëta që do pëlqeheshin nga Granada, që do të nënkuptonte lëvrimin e një shume të konsiderueshme për nënshkrimet për sezonin e ardhshëm. Është një pasiguri që mund të jetë kyçe në përcaktimin e skuadrës që Paco López do të ketë për të arritur objektivat e vitit të ardhshëm.

Sulmuesi shqiptar është identifikuar me klubin dhe e ka dëshmuar bindshëm,  tregu i golashënuesve është shumë i pakët dhe ka klube të rëndësishme që mund të jenë të interesuara për shërbimet e tij. Një nga ata që ka qëndruar gjithmonë pas një transferimi të mundshëm është Sevilla, por nuk është e vetmja.

Ata që vlerësojnë operacionin marrin parasysh se është ndryshe të ofrosh një performancë të mirë në Kategorinë e Dytë dhe ndryshe në Kategorinë e Parë, por gjithmonë mund të parashikohet mundësia e rritjes sportive.