RTSH Sport Live

Nadal rikthehet në fushë pas 103 ditësh

  • 16/04/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Nadal rikthehet në fushë pas 103 ditësh
ATP 500 në Barcelonë, spanjolli mundi Cobolli në raundin e parë(6-2, 6-3)

Mbreti i fushës me dhe është rikthyer. Pasi iu desh të dorëzohej ndaj problemeve fizike që e kanë prekur sezonet e fundit, Rafael Nadal ka filluar sërish të imponojë ligjin e tij në terrenin e tij të preferuar. Tenisti majorken fitoi 6-2, 6-3 ndaj Flavio Cobollit në raundin e parë të ATP 500 në Barcelonë, duke u rikthyer në lojë pas 103 ditësh pritje.

Një ndeshje që vlen shumë më tepër se çdo pikë e ATP-së, sepse i lejoi kampionit iberik të gjente sërish fushën dhe të konfirmonte më në fund praninë e tij në një turne pa u dorëzuar para kohe. Pavarësisht një starti fillestar pozitiv për Cobollin, Nadal bëri që talenti i tij të mbizotëronte menjëherë në fushën katalanas.