RTSH Sport Live

Napoli, Conte: Kemi shumë punë për të bërë

  • 18/07/2024
  • |
  • Itali
Napoli, Conte: Kemi shumë punë për të bërë
Trajneri italian bën një bilanc të situatës direkt nga grumbullimi

Antonio Conte bën një vlerësim të situatës. Në një intervistë dhënë për Rai, trajneri i ri i Napolit ka bërë një vlerësim fillestar pas ditëve të para të punës: “Po nisim një proces rindërtimi, e kuptoj që ka shumë punë për të bërë, ne nuk e nisim nga një situatë e lartë, por e mesme”.

Një domosdoshmëri është edhekomenti për kombëtaren, për të cilin Conte ishte trajner nga viti 2014 deri në vitin 2016, duke iu afruar kualifikimit për në gjysmëfinalen e Euro 2016: "Ka situata me të cilat jetojmë për një kohë të gjatë, atëherë kur gjërat shkojnë mirë ne bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Zgjidhjet duhen gjithmonë, në kohë të mira dhe në të këqija”.

Një deklaratë që vlen edhe për klubet: “Edhe kur fiton, gjithmonë duhet të bësh vlerësime për të kuptuar se çfarë mund të përmirësohet, ndonjëherë fitorja mbulon shumë të meta, por në vend të kësaj duhet të jesh objektiv dhe të kuptosh se ku të përmirësosh për të vazhduar të jesh konkurrues dhe i suksesshëm Ashtu si në humbje, duhet të jesh i mirë në mbajtjen e gjërave të mira dhe të flakësh tej atë që duhet hedhur".