RTSH Sport Live

Napoli nuk ndalet, Spalleti pa limite

  • 05/02/2023
  • |
  • Itali
Napoli nuk ndalet, Spalleti pa limite
Një fitore 3-0 në fushën e Spezia-s, vendi i parë është i blinduar

Napoli vazhdon rrugën drejt titullit. Në ndeshjen e drekës së javës së 21-të të Serisë A, skuadra e Spallettit mundi 3-0 Spezian dhe kaloi +16 nga Interi në pritje të derbit të Milanos. Në pjesën e parë të zotët e shtëpisë qëndruan ulët, mbyllën mirë hapësirat dhe frenuan manovrën e formacionit të trajnerit Spalleti. Më pas, në pjesën e dytë, kryesuesit rritën ritmin dhe arritën të depërtojnë në zonën kundërshtare. Kvaratskhelia (47') zhbllokoi ndeshjen me penallti, më pas Osimhen (69' dhe 73') e mbylli ndeshjen me dy gola duke përfituar nga gabimet e Dragoëskit dhe Caldara.

Pas këtij suksesi, Luciano Spalletti është i kënaqur dhe nuk vendos kufij. "Në këto ndeshje, mendja e lojtarëve bën gjithmonë diferencën, arritëm të krijojmë epërsi numerike me hapësira të reduktuara në minimum. Ne gjithmonë kemi nevojë për Kvara dhe Osimhen, frymëzimi dhe imagjinata e tyre kur ndeshjet rrafshohen kështu janë ata që duhet të hapin rrugët për të hyrë në vijën e parë".

 Më pas për Ligën e Kampionëve: "Ka momente në jetë kur arrihen rezultate dhe më pas bëhen reflektime. Ose kënaqesh me të ose përpiqesh të dyfishosh. Nuk kemi dyshime, kemi vendosur të dyfishojmë duke shkuar të luajmë të gjitha ndeshjet duke u përpjekur të fitojmë për tifozët tanë”.