RTSH Sport Live

Napoli “proteston”, heq sloganin kundër racizmit të Serisë A

  • 27/03/2024
  • |
  • Të tjera
Napoli “proteston”, heq sloganin kundër racizmit të Serisë A

Mungesa e pezullimit të Açerbit për batutat raciste përballë Zhuan Zhezhusit kanë shtyrë Napolin të “protestojë” me mënyrën e vet.

Shefi i marketingut i klubit kampan, Tomazo Biankini, ka bërë me dije sot se në fanellën e klubit për ndeshjen me Atalantën nuk do të vendoset fraza "Keep racism out".

Slogani i Serisë A për të sensibilizuar tifozët dhe futbollistit për këtë plagë të shoqërisë do të hiqet në formë proteste nga ana e Napolit.