RTSH Sport Live

Ndërrron jetë piloti 19-vjeçarë, pësoi aksident në pistë

  • 30/05/2021
  • |
  • MotoSport
Ndërrron jetë piloti 19-vjeçarë, pësoi aksident në pistë
Pilotimbërriti në spital në gjendje kritike, mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë

Jason Dupasquier nuk ia doli. Piloti ri zviceran, vetëm 19 vjeç, humbi jetën një ditë pas aksidentit tragjik që e përfshiu atë gjatë kualifikimit të Grand Prix të Italisë në Moto3. Dupasquier u përfshi në një aksident të tmerrshëm në Mugello, ku ai humbi kontrollin e KTM-së së tij, duke fluturuar dhe më pas duke u goditur nga motorri i tij.

Sipas rikonstruksioneve të para, zvicerani u goditën edhe nga disa kolegë, të cilët nuk ishin në gjendje të shmangeshin në kohë për shkak të afërsisë me 19-vjeçarin.

Dupasquier u dërgua më pas në spitalin e Careggi në Firence, ku ishin evidentuar dëmtime të shumta dhe kushte shumë të rënda. Ndërhyrje të menjëhershme gjatë natës, megjithatë, nuk ndihmoi për ta shpëtuar atë, duke lënë një boshllëk të madh në botën e motorrëve.