RTSH Sport Live

NFL, Kampionët e Kansas City nisin sezonin duke mposhtur rivalët për titull nga Baltimora

  • 06/09/2024
  • |
  • Sporte të tjera
NFL, Kampionët e Kansas City nisin sezonin duke mposhtur rivalët për titull nga Baltimora

Sezoni i rregullt i NFL-së amerikane nisi ditën e sotme ku në orën 2:30 në Kansas ku vendasit e Chiefs sfiduan dhe mposhtën Ravens me shifrat 27-20.

Skuadra e Andy Ried nis me këmbën e mbarë edhe këtë sezon ku pretendon për të bërë “trisin” e famshëm. Chiefs me Mahomes në regji kanë mundur që të fitojnë dy titujt në NFL në dy sezonet e fundit ndërsa këtë sezon qëllimi është i qartë.

Sinjali për rivalet u dha në takimin e parë ku përballë ishin pretendentët për titull nga Baltimora. Siç pritej Ravens me Lamar Jackson në regji vendosën në vështirësi Kansas City, por në fund ishin këta të fundit që dolën fitimtarë duke shfrytëzuar faktorin fushë.

Javën e ardhshme skuadra e Chiefs do të ndeshet me një tjetër pretendente për titull siç është Cincinnati Bengals, e cila do të ketë përsëri të gatshëm Joe Burrow.