Partizani ka pësuar një humbje të rëndë brenda në shtëpi, në “Arena e Demave”, duke u mposhtur nga Bylisi me rezultatin 3-2. Pavarësisht avantazhit të dyfishtë të krijuar, të kuqtë janë befasuar në fund nga ballshiotët duke pësuar një goditje të rëndë.
Të kuqtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë, me Taipin 12’ dhe Sembene 15’. Megjithatë, reagimi i ballshiotëve nuk vonoi, me Da Silvan që ngushto diferencën në minutën e 18-të, ndërsa Mustafa 70’ dhe Ruçi 90’+2 përmbysën gjithçka duke marrë një fitore të madhe.
Partizani, në vend të 4-ët, mbetet në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Bylisi ngjitet në 28 pikë, në vend të 7-të për momentin.