Skuadra e basketbollisteve femra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë në qendër të vëmendjes në “Paris 2024” pasi ka arritur që të fitojë medaljen e artë falë së cilës delegacioni amerikan barazoi atë kinez sa i përket medaljeve të arta.
Në këtë duel shkëlqeu Brittney Griner, e cila po jeton një jetë të dytë pas makthit të përjetuar në burgjet ruse, të cilat i ka lënë në 2022.
Ajo u ndalua nga autoritet ruse disa vite më parë pasi në aeroport kishte vaj hashashi. Kaq ka mjaftuar për drejtësinë ruse për ta dënuar me 9 vite heqje lirire. Prej kësaj mase ajo shleu vetëm pak muaj pasi Moska zyrtare e shkëmbeu me Washingtonin zyrtar duke marrë në këmbim trafikantin e armëve Viktor But.
612 ditë pasi rifitoi lirinë, Griner fitoi një medalje të artë për Shetet e Bashkuara të Amerikës.