RTSH Sport Live

Ngonge i përgjigjet magjisë së Pedros, një tjetër ngadalësim për Lazio-n

  • 06/02/2023
  • |
  • Itali
Ngonge i përgjigjet magjisë së Pedros, një tjetër ngadalësim për Lazio-n
Verona dhe Lazio nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1

Përfundon në barazim 1-1 sfida mes Veronës dhe Lazios e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A. Bardhekaltërit  zhbllokuan sfidën në fund të pjesës së parë falë një shpikjeje të madhe të Pedro (45'), por barazohen në fillim të pjesës së dytë me firmën e Gialloblù Ngonge (51'). Skuadra e Sarrit shkon në barazimin e dytë radhazi pas atij me Fiorentinën dhe pozicionohet në vendin e katërt, duke mbetur në zonën e Champions League, +1 ndaj Atalantës dhe Milanit. Djemtë e Zaffaronit arritën të marrin një pikë të rëndësishme, duke iu afruar zonës së sigurisë me hapa të vegjël.

Trajneri i Lazio-s, Maurizio Sarri ka komentuar pas ndeshjes barazimin: “Ndjenja në përgjithësi është pozitive, por ka keqardhje për rezultatin dhe sepse shumë shpesh ne i kemi këto minutat e para të rikuperimit jo të një niveli të lartë. Kishim pesë minuta çmenduri, pastaj ndeshja u menaxhua mirë, pavarësisht se ishte e pistë dhe shumë fizike. Na vjen keq për këtë. Të punosh për këto gjëra nuk është e lehtë, po flasim për implikime mendore që përfshijnë 25 koka, do të ishte e vështirë edhe për një psikolog të madh. Ne po mundohemi ta kemi parasysh, gjë që tashmë do të ishte e rëndësishme”.