RTSH Sport Live

Një spiun në Trigoria, studion stërvitjen e Romës

  • 26/02/2024
  • |
  • Gosip
Një spiun në Trigoria, studion stërvitjen e Romës

Mysafirë të padëshiruar në Trigoria në stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes Roma-Torino. Michele Orecchio, bashkëpunëtor i trajnerit Juric te Torino, u identifikua pranë qendrës sportive të skuadrës verdhekuq të dielën.

Një spiun i vërtetë, i cili ka mbërritur pranë fushave për të vjedhur disa detaje në kuadër të ndeshjes që do të luhet sot në orën 18:30 në stadiumin “Olimpico”. Burri u ndalua më pas nga policia që vepron çdo ditë në Trigoria: ai kishte me vete disa pajisje teknologjike.

Ai u larguar nga policia nga qendra stërvitore e Romës, por kjo ishte hera e parë për Orecchio: pasi vitin e kaluar ai ishte ‘kapur’ nga bashkëpunëtorët e Mourinhos duke spiunuar verdhekuqtë.