RTSH Sport Live

Nora Gjakova e argjendtë në Grand Slamin e Bakut

  • 16/02/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Nora Gjakova e argjendtë në Grand Slamin e Bakut

Për Kosovën ka qenë një ditë e madhe në disiplinën e xhudos. Nora Gjakova ka fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në çerekfinale sportistja nga Peja u ndesh me serben, Marica Perisiç. Në këtë përballje, xhudistja kosovare ishte e papërmbajtshme duke mposhtur Perisiç dhe duke siguruar gjysmëfinalen.

Sfida e radhës për Gjakovën ishte përsëri madhështore pasi e fitoi edhe pse kishte përballë një sportiste mjaft të fortë siç ishte Julie Beurskens.

Triumfi i dytë i lejoi Gjakovës që të shkonte në finale ku duhej të ndeshej me kanadezen Christa Deguchi. Ky takim nuk u zhvillua pasi xhuidistja dardane u tërhoq për shkak dëmtimi. Gjakova mbyll kështu me medalje të argjendtë Grand Slam-in e Bakut.