Atleti i Norvegjisë, Karsten WarholM, e ka fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra vrapim me pengesa, pas një vrapimi mahnitës me të cilin edhe e theu rekordin botëror.
Warholm, 25-vjeçar, e mbaroi garën për 45.94 sekonda për ta thyer rekordin që vetë e kishte vendosur kohë më parë, derisa amerikani Rai Benjamin e fitoi medaljen e argjendtë duke vrapuar më shpejtë se rekordi i kaluar botëror.
Ëarholm e kishte vendosur rekordin e kaluar botëror me kohën 46.70 sekonda në Oslo në muajin korrik. Alison dos Santos i Brazilit e fitoi medaljen e bronztë me kohën 46.72 sekonda.
“Nuk mund ta besoj se e arrita këtë kohë, është shumë shpejt. Shpesh herë pyetem për garën e përkryer… kisha thënë se nuk ekzistonte, por kjo është më e përafërta deri tani”, tha Ëarholm, i cili tani është kampion botëror, evropian dhe olimpik.
“Pa filluar gara i thashë vetes mbaje në mend gjithë punën që e ke bërë. Nuk mund ta përshkruaj se sa e rëndësishme është kjo për mua. Kjo është çfarë bëj unë nga mëngjesi deri në mbrëmje”, ka perfunduar norvegjezi 25 vjeçar.